Azerbajxhani do të sigurojë 1 milion dollarë ndihmë për Libanin

Azerbajxhani do të sigurojë 1 milion dollarë ndihmë për Libanin

Sipas vendimit të nënshkruar nga kryeministri Ali Asadov, shuma e përcaktuar për ndihmë do të merret nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit të vitit 2020.

Azerbajxhani ka njoftuar se do të dërgojë ndihmë financiare prej 1 milion dollarëve në Liban për të ndihmuar në eliminimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi vdekjeprurës në Portin e Bejrutit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas vendimit të nënshkruar nga kryeministri Ali Asadov, shuma e përcaktuar për ndihmë do të merret nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit të vitit 2020.

Në një mesazh ngushëllimi dërguar homologut të tij libanez, Michel Aoun, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, shprehu solidaritetin e vendit të tij me popullin libanez në këto ditë të vështira.

Të martën, Bejruti dhe rrethinat e tij u tronditën nga një shpërthim masiv, që la të vdekur të paktën 135 persona dhe rreth 5 mijë të tjerë të plagosur.

Pas shpërthimit, kryeministri libanez, Hassan Diab, shpalli të mërkurën "ditë zie kombëtare".

Ministri libanez i Punëve të Brendshme, Mohammed Fahmi, tha se hetimi mbi shpërthimin do të jetë transparent dhe do të zgjasë për pesë ditë, ndërsa ata që janë përgjegjës ai tha se do të mbajnë përgjegjësi.

Shpërthimi tronditi Libanin përderisa vendi po përjeton krizën më të keqe ekonomike, së bashku me rënien dramatike të paundit libanez ndaj dollarit amerikan.