Iran, 174 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Iran, 174 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Me 174 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit numri i vdekjeve ka arritur në 17.976, ndërsa me 2.634 raste të reja arrin në 320.117 numri i rasteve.

Me 174 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 17.976 numri i viktimave në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, në deklaratë në televizionin shtetëror, tha se me 174 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit numri i vdekjeve ka arritur në 17.976, ndërsa me 2.634 raste të reja arrin në 320.117 numri i rasteve.

Ajo shtoi se 4.156 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 277.463.

Zëdhënësja Lari informoi se deri më tani në të gjithë vendin janë kryer gjithsej 2.612.763 teste për COVID-19.