Qull tërshëre me kivi: Kafjall i shëndetshëm i cili adhurohet nga shumica

Qull tërshëre me kivi: Kafjall i shëndetshëm i cili adhurohet nga shumica

Po ju sjellim racion të përsosur për ta filluar ditën.

Përbërësit:

– 1 filxhan qumësht apo ujë;
– 1 ½ filxhani thërrmija tërshëre;
– 1 banane e pjekur;
– 1 lugë lëng limoni;
– 1 kripë sa mund të kapet me gishta;
– 1 kivi të ngrirë në feta.

Përgatitja:

Ujin apo qumështin zieni në një enë, pastaj shtoni qullin e tërshërës dhe ulni temperaturën.

Bananen e pjekur shtypeni me pirun, qiteni në enën me qull dhe përzieni.

Kur të avullojë pak, shtoni lëngun e limonit dhe kripën.

Kur qulli të bëhet i dendur, shërbejeni me kivin e grirë.

Ju bëftë mirë./telegrafi