SHBA, testohet ilaçi kundër dëmtimeve të COVID-19 në mushkërive

SHBA, testohet ilaçi kundër dëmtimeve të COVID-19 në mushkërive

Një spital në Majemi do të jetë i pari në vend që do të testojë një trajtim të mundshëm antiCOVID-19 te njerëzit.

Qendra kërkimore në Spitalin e Përgjithshëm “Westchester” në Coral Terrace është në rrugë e sipër për të regjistruar pacientët që do të testojnë Ifenprodil-in, një pilulë e zhvilluar në vitet 1970 për të trajtuar çrregullimet e qarkullimit të gjakut, që mund të lehtësojë disa efekte anësore të COVID-19 në mushkëri.

“Vetëm duke parë rezultatet e hulumtimit, është befasuese”, tha Mark Williams, drejtori mjekësor i “Algernon Pharmaceuticals”, kompania kanadeze për riprodhimin e ilaçeve, që heton ilaçet e paracaktuara për aplikime në sëmundje të reja.

“Ilaçi ynë mund të ketë një shans të mirë në modulimin e sëmundjes dhe shpresojmë të zvogëlojë shumë nga dëmtimet që mund të ndodhin në mushkëri”, shtoi ai.

“Algernon” do ta testojë ilaçin mbi 150 pacientë në të gjithë botën.

Vendet përfshijnë Australinë, Rumaninë, Filipinet dhe SHBA-në. /ATSh