Numri i të prekurve në SHBA arrin në pesë milionë
BKT
   Bota

Numri i të prekurve në SHBA arrin në pesë milionë

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi në SHBA u rrit në pesë milionë të shtunën, raporton Reuters.

Sipas medieve të huaja SHBA është vendi më i goditur në botë nga virusi vdekjeprurës, ndërsa numri i viktimave u rrit së fundmi në 160 mijë.

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në vend, Anthony Fauci, tha se ka të ngjarë që një vaksinë e coronavirusit të rezultojë e suksesshme deri në fund të vitit, përcjell Telegrafi.

Ndërkaq, ditë më parë u raportua se vaksina e kompanisë amerikane Novavax, rezultoi e suksesshme në fazën e saj të parë të testimit.