10:39 / 09.08.2020
Së paku 11 të vdekur nga zjarrin në një ndërtesë banimi në Çeki
Zjarri në një ndërtesë banimi 13 katëshe në qytetin çek Bohumin ka marrë jetën e së paku 11 personave, mes të cilëve edhe tre fëmijë.
Pesë persona kanë vdekur pasi u hodhën nga dritaret në katet e larta të ndërtesës. Të paktën 10 të tjerë janë plagosur. Zjarri filloi nga një apartament në katin e 11-të të ndërtesës, transmeton Alsat-M.
Sipas informacioneve të ministrit çek të Punëve të Brendshme, Janek Jan Hamsek, një zjarrfikës është plagosur rëndë.
Bohumin ndodhet në pjesën lindore të Republikës Çeke pranë kufirit me Poloninë.























