Indi: Zjarr në një qendër COVID, vdesin 10 pacientë të infektuar

Indi: Zjarr në një qendër COVID, vdesin 10 pacientë të infektuar

Një zjarr ka shpërthyer në Indi në një qendër ku po trajtoheshin pacientët e infektuar me COVID-19.

Si pasojë e zjarrit kanë vdekur 10 persona të cilët ishin të infektuar me koronavirus.

Këtu po trajtoheshin rreth 20 persona të infektuar, të cilët u sistemuan nëpër spitale tjera, pasi u deshën gjysmë ore kohë për ta vënë nën kontroll zjarrin që shpërtheu aty, shkruan BBC.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen dhe hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.


MË SHUME NGA Bota