Në Çad 44 të burgosur vdiqën brenda nate nga nxehtësia

Në Çad 44 të burgosur vdiqën brenda nate nga nxehtësia

44 të burgosur vdiqën brenda një nate në një burg në Çad, pasi të gjithë ishin mbajtur në një qeli të vetme në temperaturë deri 46 gradë Celsius, është konkluduar në një hetim, shkruan BBC.

Prokurorët kishin thënë se viktimat ishin të dyshuar si militantë të Boko Haramit dhe kishin marrë helm për të mbytur veten.

Por, Komisioni Nacional i të Drejtave të Njeriut ka thënë se ata ishin civilë.

Në raport është përmendur mbingarkesa e rrezikshme në qeli, në një nxehtësi të madhe, etje dhe uri.

Ministri i Drejtësisë i Çadit, Djimet Arabi, ka thënë për agjencinë AFP, se ka marrë raportin e Komisionit dhe se do të nisë hetimi për të zbuluar se kush ishte fajtor për vdekjet.

44 të burgosurit janë gjetur në qelinë e tyre në periferi të kryeqendrës N’Djamena në mëngjesin e 15 prillit.