Akullore shtëpiake me shije të mrekullueshme

Akullore shtëpiake me shije të mrekullueshme

Problemi me ëmbëlsirën e preferuar verore është kryesisht në aditivë dhe kalori të shumta që na bëjnë obezë. Megjithatë, ekziston mënyra që të kënaqeni duke ngrënë akullore dhe të mos shtoni peshë.

Përgatitni akullore në shtëpi në këtë mënyrë: në vend të qumështit, i cili është bazë e çdo akulloreje, përdorni jogurt, ndërkaq në vend të sheqerit dhe të shtesave të tjera, përdorni mjedra dhe mjaltë.

Të gjithë përbërësit përzieni dhe miksoni në blender, qitni në ndonjë enë dhe fusni në frigorifer me ngrirje të thellë.

Pas një ore, akullorja juaj është e gatshme për konsumim, transmeton Telegrafi.

Përparësi tjetër e kësaj akulloreje, pos që është plotësisht e sigurt për peshën e trupit tuaj, është edhe ajo që është jashtëzakonisht e shijshme dhe e pasur me vlera të shkëlqyeshme nutritive.

Në vend të dredhëzave mund të përdorni banane, apo edhe pemë të tjera që i preferoni.