Irani raporton 189 vdekje të reja nga COVID-19
Zëdhënësja e Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit pozitiv ndaj koronavirusit kanë rezultuar 2.132 persona të ri, duke e çuar në 328.844 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend.
Irani gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 189 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend ka shkuar në 18.616, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit pozitiv ndaj koronavirusit kanë rezultuar 2.132 persona të ri, duke e çuar në 328.844 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend.
Ajo tha se mbi 286.642 pacientë janë shëruar deri më tani, ndërsa 3.992 janë shtruar në spital në gjendje kritike. Po ashtu, njoftoi ajo, vendi ka kryer mbi 2.7 milionë teste të dyshuara për COVID-19.
Pavarësisht rritjes së infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusi, presidenti Hassan Rouhani ka lejuar aktivitetet gjatë muajit Muharrem, muajit të parë të kalendarit islam.
"Ne duhet të marrim rrugën e moderuar sepse nuk është e mundur të vazhdojmë kufizimet e rënda dhe nuk mund t'i mbyllim plotësisht aktivitetet ekonomike, arsimore dhe kulturore. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç të kemi aktivitete, por po ashtu t'i ndjekim protokollet shëndetësore", tha Rouhani në një takim të task-forcës kundër koronavirusit.
Irani po mundohet të frenojë pandeminë që nga muaji shkurt kur rastet e para u konfirmuan në qytetin Qom.
Kufizimet që synojnë të frenojnë shpërthimin u lehtësuan gradualisht në mes të shqetësimeve për ekonominë, e cila tashmë është nën presion të madh për shkak të sanksioneve amerikane të vendosura pasi Washingtoni u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar në vitin 2015 midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore.























