Këta janë laboratorët privatë ku mund t’i kryeni testimet për COVID-19

Këta janë laboratorët privatë ku mund t’i kryeni testimet për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore ka licencuar 29 laboratorë për të kryer testime për COVID-19.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MSh’ja ka bërë me dije se 27 prej laboratorëve të licencuar do të aplikojnë testime serologjike, derisa dy të tjera do të kryejnë testime molekulare.

“Bordi për licencim të institucioneve private shëndetësore, do të vijoj me shqyrtimin edhe të aplikacioneve të tjera gjatë gjithë javës, dhe në listën e radhës, do të publikohen edhe emrat e institucioneve të tjera të cilave do t’u lejohet gjithashtu kryerja e testeve për SARS-Cov-2”, thuhet në komunikatë.

Sipas MSh’së, Inspektorati Shëndetësor, duke filluar nga dita e nesërme, do të kryej inspektime në institucionet të cilave u është lejuar kryerja e testimeve, për të inspektuar gatishmërinë e tyre për t’i kryer testimet dhe verifikuar të dhënat e prezantuara nga këto institucione.

Më poshtë mund të gjeni listën e institucioneve të cilat janë lejuar për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2.


MË SHUME NGA Shëndetësi