Gjermani, ministri i Financave kandidat për kancelar në vitin 2021
BKT
   Bota

Gjermani, ministri i Financave kandidat për kancelar në vitin 2021

Bashkëdrejtuesja e partisë, Saskia Esken, sot në Twitter tha se vendimi "përfaqëson një kthesë të papritur për disa", por kërkoi që besimi i anëtarëve të shkojë përpara.

Partia Socialdemokrate e qendrës së majtë të Gjermanisë planifikon të emërojë ministrin e Financave, Olaf Scholz, si kandidatin e saj për t'u bërë kancelar në zgjedhjet kombëtare të vendit vitin e ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA)

Bashkëdrejtuesja e partisë, Saskia Esken, sot në Twitter tha se vendimi "përfaqëson një kthesë të papritur për disa", por kërkoi që besimi i anëtarëve të shkojë përpara.

Scholz, 62-vjeçar, i cili konsiderohet të jetë në të djathtë të Social Demokratëve, do të përballet me një kandidat që do të emërohet nga blloku i Unionit të qendrës së djathtë të kancelares Angela Merkel. Vetë Merkel ka thënë se nuk do të kandidojë për një mandat të pestë në zgjedhjet e vitit 2021.

Ish-kryetar i Hamburgut, Scholz mori në dorë financat në Kabinetin e Merkelit dy vjet më parë dhe ai kryesisht vazhdoi politikat e kursimit të paraardhësit të tij konservator.

Mbështetja për Partinë Socialdemokrate ka rënë nga 20,5 për qind në zgjedhjet e vitit 2017 në rreth 15 për qind në sondazhet e fundit.