Iran, 184 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
BKT
   Bota

Iran, 184 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.354 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 331.189, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 18.800.

Në Iran, 184 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.354 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 331.189, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 18.800.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 288.620 persona, ndërkohë që 3.983 pacientë janë në gjendje kritike.

Sipas saj, në Iran deri më tani janë kryer 2.736.514 teste për COVID-19.

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.