15:11 / 11.08.2020
Përleshje etnike në Sudan, 13 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Mes dy fiseve në rajonin Port Sudan ka ndodhur përleshje, ndërkohë administrata e Khartoum dërgoi ekipe policore pas incidentit.
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e përleshjes etnike në Sudan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Agjencisë së Lajmeve Zyrtare të Sudanit (SUNA), mes dy fiseve në rajonin Port Sudan ka ndodhur përleshje.
Në përleshjen mes fiseve Nuba dhe Beni-Amir kanë humbur jetën 13 persona dhe janë plagosur 48 të tjerë.
Në rajonet ku ndodhën përleshjet në periudhën mes orëve 17.00-06.00 u shpall orë policore.
Administrata e Khartoum dërgoi ekipe policore pas incidentit.























