Twitter shfaq interesim për ta blerë TikTok-un në SHBA

Twitter shfaq interesim për ta blerë TikTok-un në SHBA

Twitter i është afruar pronarit kinez të TikTok ByteDance për të shprehur një interes për blerjen e operacioneve të tij në SHBA, sipas raporteve.

Platforma e ndarjes së videove TikTok ka qenë në qendër të debatit të ashpër javët e fundit.

Javën e kaluar, Donald Trump i urdhëroi firmat që të ndërpresin të bëjnë biznes me TikTok brenda 45 ditësh – për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë, transmeton Telegrafi.

Administrata Trump pretendon se qeveria kineze ka qasje në informacionin e përdoruesve të TikTok, të cilat firma i ka mohuar vazhdimisht.

Gjiganti i teknologjisë Microsoft është kompania e parë që është interesuar për ta blerë TikTok-un por tani Twitter është shfaqur si një kërkues i mundshëm.

Por mbetet e paqartë nëse Twitter mund të blejë TikTok-un nga pronarët e saj kinezë dhe mund të kryejë një marrëveshje brenda 45-ditëve, sipas burimeve të cituara në Wall Street Journal .

Vlera e operacioneve të TikTok në SHBA është e paqartë, por vlerësimet e vendosin atë në dhjetëra miliarda dollarë.

Ekspertët besojnë se një marrëveshje e mundshme në Twitter do të përballet me një kontroll më të vogël rregullator sesa ai i Microsoft.

Një zëdhënës i Twitter nuk pranoi të komentojë një marrëveshje të mundshme ndërsa TikTok nuk u përgjigj menjëherë kur u kontaktua nga BBC. /Telegrafi/