​Greqia i kërkon Turqisë të tërheqë anijen nga shelfi kontinental
BKT
   Bota

​Greqia i kërkon Turqisë të tërheqë anijen nga shelfi kontinental

Greqia i ka bërë thirrje Turqisë të tërheqë një anije nga shelfi kontinental grek.

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias i bëri këto komente pas një takimi me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

"Greqia do të mbrojë sovranitetin dhe të drejtat e saj. Ne i bëjmë thirrje Turqisë që të largohet menjëherë nga shelfi kontinental grek," u shpreh kryediplomati Dendias.

Të hënën, Turqia dërgoi një anije eksplorimi në një zonë të debatueshme.

Përveç kësaj, ministri i jashtëm turk tha se këtë muaj Ankaraja do të japë leje për shpim dhe kërkim gazi në këtë zonë.

Greqia ka njoftuar se do të kërkojë një mbledhje urgjente të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian.