Fauci: Dyshoj seriozisht që Rusia nuk e ka dëshmuar efikasitetin e vaksinës

Fauci: Dyshoj seriozisht që Rusia nuk e ka dëshmuar efikasitetin e vaksinës

Eksperti amerikan për sëmundje ngjitëse, Dr. Anthony Fauci, tha se ai dyshon seriozisht që Rusia ka dëshmuar se vaksina e saj është e sigurt dhe efektive.

“Shpresoj që Rusia në të vërtetë dhe përfundimisht ka dëshmuar se vaksina është e sigurt dhe efektive. Unë seriozisht dyshoj që ata nuk e kanë bërë këtë”, tha Fauci për një televizion amerikan.

Ai shtoi se sigurimi i një vaksine dhe procesi për ta dëshmuar efikasitet e saj janë dy gjëra të ndryshme, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

“Ne kemi gjashtë apo më shumë vaksina. Prandaj, nëse do të donim ta shfrytëzojmë rastin për të lënduar shumë njerëz apo për t’u dhënë atyre diçka që nuk funksionon, ne do të mund ta fillonim këtë javën e ardhshme, nëse dëshirojmë, por nuk shkon kështu”, tha Fauci.

Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve e Shteteve të Bashkuara ka thënë se do ta miratojë përdorimin e ndonjë vaksine të mundshme vetëm nëse ajo e plotëson kushtin për së paku 50 për qind efikasitet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se është në kontakt me autoritetet ruse dhe synon që së shpejti t’i vlerësojë hollësitë e vaksinës së miratuar në Rusi.

Në mbarë botën, tash për tash janë 28 vaksina që po i nënshtrohen testimit në njerëz, njoftoi kjo organizatë.


MË SHUME NGA Shëndetësi