SHSKUK: Ende nuk është formuar lista e përfituesve për pagën shtesë

SHSKUK: Ende nuk është formuar lista e përfituesve për pagën shtesë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka mbajtur një takim pune me drejtuesit e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës.

Në takim është diskutuar në lidhje me zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për pagesën shtesë prej 300 eurove për punëtorët shëndetësorë, për muajin korrik dhe gusht.