Iran, 188 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Iran, 188 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i të vdekurve nga virusi ka arritur në gjithsej 18.988, ndërsa numri i rasteve në 333.699, tha tha zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit.

Me 188 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Iran është rritur në 18.988 numri i përgjithshëm i viktimave në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, në një mbledhje në kryeqytetin Teheran informoi mbi zhvillimet e fundit lidhur me virusin COVID-19.

"Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 188 persona nga qytetarët tanë të prekur me COVID-19. Në vend janë shënuar 2.510 raste të reja dhe 1.089 prej tyre janë shtruar për trajtim në spitale" theksoi Lari.

Në këtë mënyrë, numri i të vdekurve nga virusi ka arritur në gjithsej 18.988, ndërsa numri i rasteve në 333.699, tha Lari, e cila njoftoi se 3.940 nga të prekurit me virusin trajtohen në njësinë e kujdesit intensiv.

Zëdhënësja Lari shtoi se numri i të shëruarve deri më tani në vend ka arritur në 290.244 dhe se deri më tani në gjithë vendin janë kryer gjithsej 2.763.225 teste për COVID-19.

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.