Nigeria regjistron 423 raste të reja dhe 6 vdekje nga COVID-19

Nigeria regjistron 423 raste të reja dhe 6 vdekje nga COVID-19

Qendra e Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve tha se numri i vdekjeve në vend arriti në 956, përfshirë 6 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Nigeria gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 423 raste të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 47.290 numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra e Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve tha se numri i vdekjeve në vend arriti në 956, përfshirë 6 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Rreth 33.609 pacientë janë lëshuar nga spitalet pasi u shëruan nga virusi.

Me mbi 16 raste të konfirmuara me COVID-19, kryeqyteti tregtar Lagos mbetet qyteti më i prekur nga koronavirusi në vend.

Pas shfaqjes për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa aktualisht SHBA, Brazili, India dhe Rusia janë vendet më të prekura në botë.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, mbi 20.3 milionë raste të koronavirusit janë regjistruar në mbarë botën, me mbi 12.6 milionë të shëruar dhe mbi 741 mijë të vdekur.