Indonezi, zjarri lë pastrehë qindra familje

Indonezi, zjarri lë pastrehë qindra familje

Mbrëmë për arsye të panjohura shpërtheu zjarr në lagjen Duri Verior, në Xhakartën Perëndimore, lajmëroi gazeta “Tempo”.

Zjarri që shpërtheu në Xhakartë, Indonezi, ka lënë 382 familje pa kulm mbi kokë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbrëmë për arsye të panjohura shpërtheu zjarr në lagjen Duri Verior, në Xhakartën Perëndimore, lajmëroi gazeta “Tempo”.

Shefi i brigadës zjarrfikëse të Xhakartës, Eko Sumarno njoftoi se janë dëmtuar mbi 382 objekte, dhe tha se të vdekur dhe të lënduar nuk ka.

Zjarri është vënë në kontroll, ndërsa hetimi mbi shkakun e shpërthimit të zjarrit është në rrjedhë.