Shteti brazilian në bisedime për prodhimin e vaksinës ruse

Shteti brazilian në bisedime për prodhimin e vaksinës ruse

Organizata e Shëndetit Pan-Amerikan tha se vaksina nuk duhet të futet në Brazil derisa të përfundojnë fazat dy dhe tre të provave.

Shteti Parana i Brazilit është në bisedime për të prodhuar vaksinën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të aprovuar nga Rusia, pavarësisht se nuk kanë përfunduar provat klinike masive, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dje presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi se Rusia është bërë vendi i parë në botë që ka aprovuar një vaksinë kundër koronavirusit.

Edhe pse ai tha se vaksina kishte kaluar të gjitha kontrollet e kërkuara, duke theksuar se njëra nga vajzat e tij ishte testuar me atë, ajo nuk është në listën e vaksinave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që kanë arritur në fazën e tretë të provave klinike, të cilat përfshijnë testime më të përhapura tek njerëzit.

Organizata e Shëndetit Pan-Amerikan tha se vaksina nuk duhet të futet në Brazil derisa të përfundojnë fazat dy dhe tre të provave.

Qeveria e shtetit Parana njoftoi se guvernatori është vendosur që sot të takojë ambasadorin e Rusisë në Brazil për të diskutuar kushtet e një marrëveshjeje.

Deri më tani, Brazili ka regjistruar 3.057.470 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 101.752 vdekje.