Porti i Bejrutit rifillon operacionet e pjesshme pas shpërthimit

Porti i Bejrutit rifillon operacionet e pjesshme pas shpërthimit

Ky hap vjen një javë pas shpërthimit masiv të së martës së kaluar në portin që la të paktën 171 njerëz të vdekur.

Porti i Bejrutit sot ka rifilluar operacionet e pjesshme për të siguruar mallra për tregjet lokale, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky hap vjen një javë pas shpërthimit masiv të javës së kaluar në portin që la të paktën 171 njerëz të vdekur.

"Ka 12 vinça nga 16 që funksionojnë në portin e Bejrutit", tha ministri i përkohshëm i Ekonomisë Raoul Nehme në Twitter.

Sipas ministrit, porti tani po funksionojë për të shkarkuar anije për tregtarët.

"Rezervat e miellit të fabrikave në Liban janë 32,000 tonë, përveç 110,000 tonë që do të arrijnë brenda dy javësh", tha Nehme, duke theksuar se sasia është e mjaftueshme për katër muaj.

Shpërthimi i fuqishëm tronditi kryeqytetin libanez dhe rrethinën e tij pasi 2,750 tonë nitrat amoniumi të ruajtura në një depo i përfshiu zjarri.

Vala e shpërthimit rrafshoi ndërtesat dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale në Bejrut, duke lënë qindra mijëra njerëz të pastrehë.

Kjo ndodhi në një kohë kur Libani po merrej me një krizë të rëndë financiare, së bashku me pandeminë e koronavirusit.