FSSHK-Qeverisë: Mos i diskriminoni punëtorët shëndetësorë

FSSHK-Qeverisë: Mos i diskriminoni punëtorët shëndetësorë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka thënë se Qeveria po tenton t’i diskriminojë të punësuarit në institucione shëndetësore.

Ky diskriminim sipas FSSHK-së po vie nga vendimi aprovimi shtesë mbi pagën, vendim ky që u mor më 29 korrik të këtij viti.

“Me vendim të datës 29.07.2020 Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar shtesën mbi pagë me të cilin Vendim ka diskriminuar të punësuarit në institucione shëndetësore duke bërë seleksionim të padrejtë”, thuhet në komunikatën për media nga FSSHK.

Tutje thuhet se ky vendim përveç që është diskriminues dhe demotivues, ai po ashtu i atakon të punësuarit në institucione shëndetësore dhe popullatën e gjerë.

“FSSHK ka reaguar me kohë duke e cilësuar këtë Vendim diskriminues, demotivues për të gjithë të punësuarit në institucione shëndetësore, për shkak se vet virusi COVID-19 nuk po bën seleksionim, por, po i atakon të gjithë të punësuarit në institucione shëndetësore dhe popullatën e gjerë. E nderuara Qeveri, situata në terren është shumë e rëndë andaj nuk është momenti që me Vendime tuaja të krijoni kushte drejt kollapsit të institucioneve shëndetësore”, vazhdon komunikata.

Nga FSSHK i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të veprojnë konform situatës së krijuar nga COVID-19 dhe të mos diskriminohehen punëtorët shëndetësorë.

“Këto veprime skajshmërish të ngutshme dhe selektive nuk ju bëjnë nder juve si Qeveri,p randaj kërkojmë publikisht nga ju që ti thirrni ndërgjegjes dhe të veproni konform situatës së eskaluar Pandemike e cila kërkon motivim të punësuarve në institucione shëndetësore publike pa dallim dhe jo demotivim. Prandaj kërkesa jonë e fundit është mos i diskriminonin punëtorët shëndetësor dhe stafin përcjellës, trajtoni barabartë të gjithë”, përfundon komunikata.


MË SHUME NGA Shëndetësi