EBA dhe Izraeli arrijnë marrëveshjen për lidhje diplomatike

EBA dhe Izraeli arrijnë marrëveshjen për lidhje diplomatike

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli ranë dakord sot të krijojnë lidhje të plota diplomatike, sipas një deklarate të lëshuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, Princi i Kurorës së Abu Dhabit, Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump.

“Delegacionet nga Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të takohen gjatë javëve të ardhshme për të nënshkruar marrëveshje bilaterale mbi investimet, turizmin, fluturimet direkte, sigurinë, krijimin e ambasadave dhe një mori çështjesh të tjera”, shkruhet në deklaratë, raporton ATSH.

EBA bëhet kështu vendi i parë arab i Gjirit që krijon lidhje diplomatike me Izraelin.

 


MË SHUME NGA Bota