Trump heq kufizimin e metanit në sektorët e naftës dhe gazit

Trump heq kufizimin e metanit në sektorët e naftës dhe gazit

Vendimi paraqet një pengesë të madhe në bazë të rregullores së klimës pasi metani është më i fuqishëm se dioksidi i karbonit pasi si gaz shkaton nxehtësi në atmosferë.

Administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka hequr rregulloren e paraardhësit të tij Barack Obama lidhur me kërkesën e kufizimit të metanit në industritë e energjisë amerikane, njoftoi Agjencia amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), transmeton Anadolu Agency (AA).

EPA përmes një deklaratë tha se rregulli i ri heq kërkesat e kontrollit të metanit gjatë prodhimit dhe përpunimit të naftës dhe gazit. Agjencia tha se rregullat e metanit të vendosura nga një vendim i 'Standardit të Performancës së Burimeve të Reja të Naftës dhe Gazit Natyror 2016' ishin "të pavend dhe të tepërta".

Rregulli gjithashtu përjashton puse të naftës dhe gazit me prodhim të ulët nga shpenzimi i fondeve të konsiderueshme për të monitoruar rrjedhjet e metanit, duke argumentuar se bizneset e vogla nuk kanë të njëjtën qasje në kapital si kompanitë më të mëdha në zbulimin dhe fiksimin e rrjedhjeve të metanit.

Zëvendës sekretari i Energjisë, Mark W. Menezes tha se rregulli i ri do të sigurojë lehtësim për kompanitë amerikane të energjisë duke "zvogëluar koston masive të respektimit të një rregullimi të panevojshëm nga qeveria federale, duke i lejuar ata që në vend të kësaj të shpenzojnë burimet e tyre në krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin e energjisë".

Rregulli i ri vjen në një kohë kur industritë amerikane të naftës dhe gazit po përpiqen të shmangin falimentimin në një mjedis të dobët të çmimit të naftës dhe gazit ndërsa koronavirusi i ri (COVID-19) ka shkaktuar papunësi të lartë dhe tkurrje në këto sektorë dhe ekonomisë amerikane në përgjithësi.

Megjithatë, kur metani, i cili lëshohet gjatë prodhimit dhe transportimit të naftës, gazit natyror dhe qymyrit, lëshohet nga rrjedhjet para se të digjet siç duhet, është shumë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit (CO2) si një gaz që shkaton nxehtësi në atmosferë.

Në pasqyrën e tij të emetimeve të gazrave serrë në 2018, EPA tha se metani kishte një pjesë prej 10 për qind në emetimet totale ndërsa CO2 kishte 81 për qind të emetimeve.

"Metani është një gaz i fuqishëm serrë që është 87 herë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit gjatë kohës që mbetet në atmosferë", tha në një deklaratë Klubi Sierra, një organizatë mjedisore në SHBA.

"Personat e vetëm që do të përfitojnë nga heqja e këtyre mbrojtjeve të përbashkëta janë drejtuesit e komopanive të naftës dhe gazit që kërkojnë një kalim falas për të lëshuar ndotje edhe më të dëmshme të ajrit ndërsa publiku paguan çmimin", tha drejtori ekzekutiv i klubit Sierra, Michael Brune në një deklaratë.


MË SHUME NGA Bota