Vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Brazil,Indi e Meksikë

Vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Brazil,Indi e Meksikë

Si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.262 vdekje, në Indi 1.007 ndërsa në Meksikë 627.

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.262 vdekje, në Indi 1.007 ndërsa në Meksikë 627, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 60.091 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.224.876 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 105.463 me 1.262 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është më i prekuri në vend nga pandemia me 674.455 raste dhe 26.324 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.356.640.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si "epiqendra e pandemisë" në Amerikën Latine.

- Indi

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 64.553 raste të reja, duke e rritur në 2.461.190 numrin e të infektuarve ndërsa me 1.007 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 48.040 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në gjithsej 1.751.555.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

- Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 627 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 55.293. Ndërkaq, me 7.371 raste të reja, është rritur në 505.751 numri i të infektuarve me COVID-19.

Deri më tani, në vend janë shëruar 341.507 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.