SHBA sekuestron anije që mbanin karburant të Iranit

SHBA sekuestron anije që mbanin karburant të Iranit

Katër anijet e ngarkesave me karburant - Luna, Pandi, Bering dhe Bella - u konfiskuan ditët e fundit në det të hapur për herë të parë për shkeljen e sanksioneve të vendosura nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas Wall Street Journal të enjten administrata amerikane ka sekuestruar anije me cisterna që dyshohet se mbanin naftë iraniane me arsyetimin se shkelen sanksionet kundër Teheranit, raporton Anadolu Agency (AA).

Katër anijet e ngarkesave me karburant - Luna, Pandi, Bering dhe Bella - u konfiskuan ditët e fundit në det të hapur për herë të parë për shkeljen e sanksioneve të vendosura nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump, dhe aktualisht janë rrugës për në Houston, theksohet më tej, duke përmendur zyrtarët amerikanë.

Ekonomia e Iranit, e varur tradicionalisht nga eksportet e naftës, është tkurrur vitet e fundit për shkak të rivendosjes së sanksioneve amerikane.

Tensionet mes Iranit dhe SHBA-ve u përshkallëzuan pasi Trump njoftoi tërheqjen e njëanshme nga marrëveshja bërthamore e Iranit në vitin 2015, në maj të vitit 2018 riktheu sanksionet që ishin lehtësuar nga paraardhësi i tij.

Industria e naftës në Iran është goditur fort nga sanksionet, me shumë vende që ulën importet e naftës së Iranit, nga frika e reagimit nga SHBA-të.