Pompeo diskuton 5G-në me liderët austriakë

Pompeo diskuton 5G-në me liderët austriakë

Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo vazhdoi sot turneun e tij europian në kryeqytetin austriak, Vjenë.

Në mëngjes, ai u takua me ministrin austrik të Financave, Gernot Bluemel për të diskutuar zgjerimin e rrjetit 5G dhe dëshirën e SHBA për të përjashtuar gjigantin e teknologjisë kineze ”Huawei”.

Austria ka deklaruar se nuk e sheh të nevojshme përjashtimin e kompanisë kineze.

Diplomati i lartë amerikan gjithashtu është planifikuar të takojë presidentin, Alexander van der Bellen, homologun, Alexander Schallenberg dhe në mbrëmje kancelarin, Sebastian Kurz.

Një takim është planifikuar gjithashtu me Rafael Grossi, kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Agjencia luan një rol qendror në mbikëqyrjen e marrëveshjes bërthamore të Iranit, të cilën SHBA la në vitin 2018.

Gjatë turneut të tij europian me katër shtete, Pompeo deri tani ka vizituar Slloveninë dhe Republikën Çeke.

Nesër ai do të vizitojë Poloninë./atsh/