Gjermania vendos Spanjën në listën e vendeve me rrezik

Gjermania vendos Spanjën në listën e vendeve me rrezik

Gjermania ka vendosur ta listojë të gjithë Spanjën, përveç ishujve Kanarie, në kategorinë e vendeve me rrezik, pas rritjes së rasteve me COVID-19, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë ka shtuar Spanjën në listën e saj të zonave të rrezikut, përfshirë ishullin e Majorkas, një destinacion i parapëlqyer për gjermanët”, tha ajo në një deklaratë.

Sipas këtij vendimi, turistëve që kthehen nga këto territore tani do t’u kërkohet të bëjnë testin për coronavirusin dhe të qëndrojnë në karantinë në pritje të rezultatit.

Lajmi vjen pasi Spanja ka raportuar së fundmi rritje të rasteve të reja nga coronavirusi dhe ringjallje të epidemisë në vend.

Numri i përgjithshëm i të prekurve u rrit në 342 mijë, ndërsa raportohet se 28 mijë persona kanë ndërruar jetë.