06:36 / 17.08.2020
Dezinfektohen hapësirat e objektit të QKMF-së në Kaçanik
Në vazhdën e aktiviteteve mbrojtëse nga Virusi COVID 19, janë dezinfektuar hapësirat brenda dhe jashtë objektit të QKMF-së në Kaçanik. Poashtu janë dezinfektuar edhe autoambulancat.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka tha se këto aktivitete po realizohen me qëllim të krijimit të sigurisë për pacientët të cilët mund të paraqiten për shërbime të ndryshme në QKMF. Drejtoresha Reka bëri të ditur se institucionet shëndetësore komunale do të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve për të realizuar kërkesat e tyre në bazë të kompetencave dhe mundësive që kanë në dispozicion.























