Përleshje në Xhammu Kashmir, 3 të vdekur
Dy trupa paraushtarake indiane dhe një polic u vranë në konflikt, i cili ishte konflikti i tretë në rajon gjatë javës së kaluar.
Tre pjesëtarë të sigurisë humbën jetën në një përplasje midis forcave të sigurisë dhe kryengritësve pro-pavarësisë në rajonin Xhammu Kashmir, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas kanalit NDTV, një përleshje shpërtheu midis forcave të sigurisë dhe kryengritësve në zonën Baramulla.
Dy trupa paraushtarake indiane dhe një polic u vranë në konflikt, i cili ishte konflikti i tretë në rajon gjatë javës së kaluar.
Gjatë përleshjeve në Srinagar më 12 dhe 14 gusht, dy pjesëtarë të sigurisë u vranë dhe dy u plagosën.
Heqja e statusit special të Xhammu Kashmirit
Me ndryshimin kushtetues të miratuar më 5 gusht 2019, India ia hoqi statusin e veçantë të Xhammu Kashmirit, shfuqizoi qeverinë rajonale dhe ndau rajonin në dy territore të veçanta të lidhura me qendrën.
Pas vendimit, forcat indiane të sigurisë intensifikuan operacionet e rendit publik dhe presionin mbi popullatën në Xhammu Kashmir, kufizuan internetin, telefonin dhe transportin, përveç kufizimit të lëvizjes, si dhe dhe arrestuan drejtuesit dhe anëtarët e partive lokale në rajon.























