Indi, 961 vdekje dhe 57.981 raste të reja me COVID-19
Numri i të vdekurve ka arritur në 51.045, me 961 vdekje të reja në 24 orët e fundit dhe vendi ka numrin e katërt të vdekjeve në botë.
India në 24 orët e fundit ka regjistruar 57.981 raste me COVID-19, duke kaluar shifrën prej 2.6 milionë, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, raporton Anadolu Agency.
Numri i të infektuar në këtë vend tani qëndron në 2.647.663 raste.
Numri i të vdekurve ka arritur në 51.045, me 961 vdekje të reja në 24 orët e fundit. Vendi ka numrin e katërt të vdekjeve në botë.
India është vendi i tretë më i prekur në botë pas SHBA-ve dhe Brazilit. Megjithatë në shtatë ditët e fundit, mesatarisht ajo ka shtuar më shumë raste në krahasim me këto dy vende.
Mbi 1,862,258 pacientë me koronavirus janë shëruar dhe janë liruar deri më tani, tha Ministria në deklaratën e saj.
Këshilli Indian i Kërkimeve Mjekësore (ICMR) tha se mbi 30 milionë mostra janë testuar për koronavirus deri më 16 gusht, nga të cilat 731.697 mostra u testuan të dielën.























