Filipine, një tërmet 6,6 ballë Rihter godet qendrën e vendit
BKT
   Bota

Filipine, një tërmet 6,6 ballë Rihter godet qendrën e vendit

Një tërmet me magnitudë 6,6 ballë të shkallës Rihter goditi sot zonën qendrore të Filipineve qendrore, duke shkaktuar deri tani vdekjen e një personi, duke plagosur shumë të tjerë dhe duke dëmtuar shtëpi dhe infrastruktura të tjera, thanë zyrtarët vendas.

Dëmi më i madh ishte në Cataingan, një qytet në provincën Masbate, rreth 430 kilometra në jug të Manilas, sipas Institutit Filipinas të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (Phivolcs).

Një kolonel në pension i policisë vdiq, kur shtëpia e tij tre katëshe u shemb.

Spitali i qytetit, ku ndodhen pacientë me Covid-19, tregu publik dhe porti pësuan dëme të mëdha.

Nuk është dhënë asnjë paralajmërim për cunami.

Filipinet ndodhen në Unazën e Zjarrtë të Paqësorit, ku bien rreth 90% e tërmeteve të botës.