Turqia shpëtoi 42 azilkërkues në Egje
BKT
   Bota

Turqia shpëtoi 42 azilkërkues në Egje

Azilkërkuesit u shpëtuan nga një gomone në brigjet e rrethit Ayvalık të krahinës perëndimore Balıkesir të Turqisë.

Turqia ka shpëtuar 42 azilkërkues të cilët u shtyen nga roja bregdetare greke në ujërat territoriale turke në Egje, bëri të ditur sot një burim sigurie, raporton Anadolu Agency (AA).

Azilkërkuesit u shpëtuan nga një gomone në brigjet e rrethit Ayvalık të krahinës perëndimore Balıkesir të Turqisë, tha burimi në kushte anonimiteti.

Grupi, i cili përbëhej nga 38 somalezë, dy kenianë dhe dy sirianë, po përpiqej të arrinte në ishullin Lesbos të Greqisë, shtoi burimi.

Pas kontrolleve rutinore, azilkërkuesit u zhvendosën në autoritetin provincial të migracionit.

Turqia ka qenë pika kryesore transitore për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.