15:43 / 18.08.2020
Kryeministrja Marin vetizolohet, në pritje të testit COVID-19
Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin deklaroi se ajo do të testohej për koronavirus dhe do të punonte nga distanca pasi kishte ndjerë simptoma të buta të frymëmarrjes jo të rregullt.
Në prill, ajo gjithashtu u izolua pasi një punonjës në rezidencën e saj zyrtare u zbulua se ishte në kontakt me dikë të infektuar nga virusi.
Testet pasuese treguan se as Marin dhe as punonjësi nuk e kishin virusin.
Programi i saj sot përfshin një seancë me anëtarët e parlamentit nga partia e saj social- demokrate dhe bisedime me qeverinë përmes video-konferencës.
Qeveria duhet të kishte diskutuar për një pezullim të mundshëm të fluturimeve për dhe nga Maqedonia e Veriut, për shkak të numrit të madh të rasteve me koronavirus./atsh/























