Jordania mbyll terminalin me Arabinë Saudite për shkak të pandemisë COVID19
BKT
   Bota

Jordania mbyll terminalin me Arabinë Saudite për shkak të pandemisë COVID19

Ky veprim vjen një javë pasi autoritetet jordaneze mbyllën vendkalimin kufitar Jaber me Sirinë për shkak të shpërthimit të virusit.

Autoritetet jordaneze kanë mbyllur vendkalimin kufitar al-Omari me Arabinë Saudite, pasi u regjistruan rreth 18 raste të koronavirusit të ri (COVID-19) midis punonjësve të terminalit.

Mbyllja u raportua nga mediat lokale, përfshirë gazetën Al-Ghad.

Ky veprim vjen një javë pasi autoritetet jordaneze mbyllën vendkalimin kufitar Jaber me Sirinë për shkak të shpërthimit të virusit.

Në Jordani rastet e koronavirusit kanë filluar të rriten përsëri, veçanërisht në vendkalimet kufitare, duke i detyruar autoritetet të forcojnë masat për të parandaluar përhapjen.

Deri më tani, në Jordani janë konfirmuar gjithsej 1.438 raste me koronavirus, përfshirë 11 vdekje dhe 1.260 të shëruar.