09:37 / 20.08.2020
Mbi 46 mijë raste me koronavirus për 24 orë në SHBA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar 46 mijë e 436 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.
Për një ditë u shënuan 1 mijë e 356 të vdekur si pasojë e koronavirusit..
Numri i të infektuarve në SHBA ka arritur në 5 milionë e 528 mijë e 824 persona, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 173 mijë e 177.
Të dhënat përfshijnë rastet nga 50 shtete, Distriktin e Kolumbisë dhe territore tjera amerikane.























