Afrikë, rastet me COVID-19 tejkalojnë shifrën 1.15 milionë
BKT
   Bota

Afrikë, rastet me COVID-19 tejkalojnë shifrën 1.15 milionë

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.151.300 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 10.525 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.151.300 numrin e rasteve ndërsa me 323 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 26.680.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut, me 12.423 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.197 dhe në Algjeri 1.402 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19 ndërsa në Sejshelle dhe Eritrea nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 596.060 raste, Egjipti me 96.914 dhe Nigeria me 50.488 raste.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë është 873.958. (AA)