16:00 / 20.08.2020
Afganistan, 14 të vdekur nga sulmi i talebanëve mbi një bazë ushtarake
Në një sulm të militantëve talebanë mbi një bazë ushtarake në rrethin Khoja Bahauddin në provincën Takhar në verilindje të Afganistanit, kanë humbur jetën 13 gardianë dhe një ushtar.
Halil Esir, zëdhënësi i policisë në Takhar u tha gazetarëve se militantët kryen sulm të armatosur mbi një bazë ushtarake në fshatin Lala Gazer.
Ai konfimroi se në sulm humbën jetën 13 gardianë dhe një ushtar ndërsa katër ushtarë u plagosën.
Esir theksoi se pas sulmit ndodhi përleshje mes dy palëve në të cilën talebanët pësuan viktima.
Talebanët ende nuk janë prononcuar lidhur me sulmin. (AA)























