Rritje shqetësuese e rasteve të reja të COVID-19 në Itali
BKT
   Bota

Rritje shqetësuese e rasteve të reja të COVID-19 në Itali

Italia, deri tani relativisht e paprekur nga ringjallja verore e COVID-19, regjistroi një rritje shqetësuese të rasteve të reja në 24 orët e fundit.

“Nuk jemi në një pozitë aq të keqe sa Franca dhe Spanja, por situata e tanishme nuk është e më e mira”, reagoi Massimo Galli, kreu i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në spitalin “Sacco”, cituar gazeta “La Repubblica”, transmeton lajmi.net

“Heqja e masave izoluese ka rezultuar në një ndjenjë të tepruar sigurie të rreme. Ne duhet të jemi të kujdesshëm, përndryshe do të gjendemi para një situate jashtëzakonisht të vështirë”, paralajmëroi ai.

Raporti i fundit i botuar nga Instituti i Lartë i Shëndetit (ISS) konfirmoi gjithashtu, një rënie të theksuar të të infektuarve në moshë.

Në dallim nga vala e parë e virusit, që u përqëndrua në veri të vendit dhe bëri që qeveria të urdhërojë në mars izolimin mbarëkombëtar të vendit për më shumë se dy muaj, tashmë është i përfshirë tërë territori italian.