Iran, shënohen 112 viktima të reja nga COVID-19
BKT
   Bota

Iran, shënohen 112 viktima të reja nga COVID-19

Me 112 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 20.376.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari për televizionin shtetëror tha se janë shënuar 2.206 raste të reja me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 354.764.

Lari informoi se 3.794 nga të prekurit me COVID-19 janë në trajtim në njësitë e kujdesit intensiv dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 305.866.

Ajo shtoi se deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.987.117 teste për COVID-19.

COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt. (AA)