Erdoğan: Turqia në Detin e Zi me zbulimin më të madh të gazit natyror
BKT
   Bota

Erdoğan: Turqia në Detin e Zi me zbulimin më të madh të gazit natyror

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan: Turqia në Detin e Zi me zbulimin më të madh të gazit natyror në historinë e saj. Të dhënat nga pusi tregojnë se në të njëjtën zonë ka shumë mundësi të zbulohen burime të tjera të gazit natyror.

Erdoğan: Objektivi ynë është që gazi në Detin e Zi të ofrohet në përdorim për popullin tonë në vitin 2023. Energjia, përveç se është një element themelor i zhvillimit, po ashtu ka një rëndësi të madhe në ndërtimin e pavarsisë kombëtare.

Erdoğan: Këtë operacion e kemi kryer plotësisht me mundësitë tona kombëtare. Anija jonë e shpimit Fatih në punimet që filloi në pusin Tuna 1 më 20 korrik ka zbuluar rezerva të gazit natyror prej 320 miliardë metër kub.

"Shpresojmë që lajme të ngjashme të mira të vijnë edhe nga Mesdheu. Me anijet e shpimit Yavuz dhe Kanuni dhe anijen Fatih që na bëri të përjetojmë këtë gëzim ne jemi përfshirë mes vendeve kryesore të botës".