21:57 / 22.08.2020
Koreja e Jugut shpall kufizime të reja antiCOVID-19
Koreja e Jugut njoftoi se do të rrisë kufizimet kundër COVID-19 në të gjithë vendin, duke filluar nga e diela, në përpjekje për të frenuar shpërthimin në rritje të infeksioneve.
“Jemi në një fazë shumë të pasigurt, ku mund të shohim fillimin e një valë të dytë në të gjithë vendin”, tha ministri i Shëndetësisë, Park Neung-hoo, në një konferencë për shtyp, raporton ATSh.
Masat përfshijnë kufizime në tubime dhe aktivitete, përfshirë sportin profesional, i cili përsëri do të luhet pas dyerve të mbyllura.
Githashtu, nga mesnata, do të mbyllen edhe të gjitha plazhet në vend.























