20 përqind e të infektuarve në Gjermani janë kosovarë dhe turq
BKT
   Bota

20 përqind e të infektuarve në Gjermani janë kosovarë dhe turq

Instituti “Robert Koch” ka dhënë shifra shokuese sa i përket të infektuarve në Gjermani.

Sipas këtij instituti, 20 përqind e të infektuarve në Gjermani janë kosovarë dhe turq.

Në krahinën “North Rhine Ëestphalia” kosovarët dhe turqit përbëjnë më shumë se 50 përqind të numrit të të infektuarve.

Kryetari i komunës Essen, Thomas Kuffen për “Bild” ka thënë se shumë njerëz që po kthehen nga Ballkani po rezultojnë pozitiv.

Kurse, kreu i administratës së Dusseldorfit, Thomas Geisel ka thënë se ende nuk dihet shtrirja e infeksionit pasi nuk dihet saktësisht se sa persona janë kthyer nga pushimet.

Por, Gjermania nuk pritet që të mbyllë kufijtë për shtetet e Ballkanit edhe pse numri i të infektuarve ka shënuar rritje të lehtë këto javë./