​Protestat masive, Lukashenko lëviz me antiplumb dhe automatik
BKT
   Bota

​Protestat masive, Lukashenko lëviz me antiplumb dhe automatik

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko ka urdhëruar Ministrinë e Mbrojtjes dhe forcat ushtarake që të ndërmarrin “masa më të rrepta” për të mbrojtur kufijtë e vendit, përballë, asaj që ai e quajti plan të mbështetur nga jashtë për një “revolucion” në vendin e ish-Bashkimit Sovjetik.

Sipas fotografive të shpërndara në internet, Lukashenko shihet teksa mban në dorë një automatik AK-47 dhe është i veshur me antiplumb dhe i shoqëruar me disa truproja.

Mediat e huaja raportojnë se Lukashenko është paraqitur sot, në një terren ushtarak në afërsi të Hrodno.

Tensionet politike në Bjellorusi vijojnë të jenë në kulmin e tyre. Kundër Lukashenko-s vijojnë protestat masive të popullit bjellorus. Ndërkohë prej disa ditësh OSBE po kërkon që të ndërmjetësojë një mundësi zgjidhje mes palëve politike. Kjo iniciativë e OSBE është mbështetur nga BE dhe SHBA.