Shpërthime në jug të Filipineve, 10 të vdekur
BKT
   Bota

Shpërthime në jug të Filipineve, 10 të vdekur

Dy shpërthimet ndodhën sot në mëngjes në Jolo në provincën Sulu, rajoni autonom i Bangsamoro-s, në jug të Filipineve, njoftuan nga ushtria filipinase.

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë dy shpërthimeve në jug të Filipineve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dy shpërthimet ndodhën sot në mëngjes në Jolo në provincën Sulu, rajoni autonom i Bangsamoro-s, në jug të Filipineve, njoftuan nga ushtria filipinase. Në mesin e viktimave janë 5 ushtarë. Më shumë se 40 persona, në mesin e të cilave ka edhe civilë, janë të plagosur.

Sipas GMA News Online, nënkoloneli i ushtrisë së Filipineve, Ronald Mateo konfirmoi vdekjet, duke shtuar se gati 18 ushtarë dhe 22 civilë u plagosën.

Zëdhënësi i policisë së Filipineve, gjenerali brigadier Bernard Banac tha se shpërthimi i parë ndodhi rreth mesditës në afërsi të Paradise Food që ndodhet në Barangay Walled në Jolo. Shpërthimi i dytë ndodhi rreth një orë më vonë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, megjithëse agjencitë e sigurisë së vendit drejtuan gishtin kah Abu Sayyaf, një grup militant që dyshohet se është zotuar për besnikëri ndaj DEASH-it dhe ka qenë duke kryer sulme, rrëmbime, atentate dhe zhvatje.