Trazira në Paris pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve
BKT
   Bota

Trazira në Paris pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët dhe për të kapur prishësit e rendit. U njoftua se gjatë natës u arrestuan 83 persona.

Tifozë të pakënaqur të Paris Saint-Germain që mbrëmë mbeti pa titullin e Ligës së Kampionëve pasi Bayern Mynih fitoi me rezultatin 1:0, bënë incidente të cilat zgjatën deri në orët e hershme të mëngjesit në Paris, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth 5.000 tifozë të PSG u mblodhën para ndeshjes, e cila u luajt në kryeqytetin portugez, Lisbonë, në Parkun e Princërve në Paris për të parë ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve në ekranin e madh.

Por, pasi klubi i tyre humbi nga Bayern Mynihu 0-1, pati trazira dhe përleshje pranë Kullës Elysees gjatë së cilës u thyen dritaret e disa automjeteve dhe dyqaneve. Trazirat zgjatën deri në orët e para të mëngjesit, kur tifozët i vunë zjarrin disa automjeteve dhe u përleshën me policinë.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë trazirat dhe për të kapur prishësit e rendit. U njoftua se gjatë natës u arrestuan 83 persona.

Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve u luajt në stadiumin "Estadio Sport Lisboa e Benfica" në Lisbonë. Bayerni fitoi me golin e shënuar nga francezi, Kongsley Coman në minutën e 59-të.