Kryekëshilltarja e Trumpit në fund të muajit braktis Shtëpinë e Bardhë
Conway, e cila është në ekipin më të ngushtë të Trumpit që nga viti 2016 dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në vendin e këshilltares kryesore në Shtëpinë e Bardhë në deklaratën me shkrim paralajmëroi se do të braktisë postin.
Kellyanne Conway, këshilltarja kryesore e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump paralajmëroi se në fund të muajit do të braktisë pozitën në Shtëpinë e Bardhë për arsye familjare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Conway, e cila është në ekipin më të ngushtë të Trumpit që nga viti 2016 dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në vendin e këshilltares kryesore në Shtëpinë e Bardhë në deklaratën me shkrim paralajmëroi se do të braktisë postin.
“Kjo është zgjedhja ime dhe vendimi im. Planet e mia për ardhmërinë do t’i paralajmëroj së shpejti, por tani për tani më pak dramë dhe më shumë kohë për mëmësinë dhe për fëmijët e mi të dashur”, porositi Conway në deklaratë.
Duke marrë parasysh atë se po afrohen zgjedhjet presidenciale në SHBA, mediat amerikane shkruajnë për atë se si shkuarja e Conway, një nga mbrojtësit më të mëdhenj të Trumpit deri më sot, do të ndikojë në fushatën zgjedhore të presidentit amerikan Trump.
Pritet që sot Conway të mbajë fjalim në kongresin e Partisë Republikane dhe të flasë për ikjen nga Shtëpia e Bardhë.























