14:03 / 25.08.2020
Afganistan, disa të vdekur në një sulm me bombë
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes afgane thuhet se në qendër të qytezës me emrin e njëjtë Belh shpërtheu një automjet i ngarkuar me eksploziv.
Së paku 3 persona kanë humbur jetën ndërsa 41 të tjerë janë plagosur në një sulm me bombë në provincën Belh, në veri të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes afgane thuhet se në qendër të qytezës me emrin e njëjtë Belh shpërtheu një automjet i ngarkuar me eksploziv.
Është konfirmuar se në shpërthim kanë humbur jetën së paku 3 persona ndërsa 41 janë plagosur.
Për shkak të fuqisë së shpërthimit në objektet përreth janë shkaktuar dëme ndërsa druhet nga rritja e numrit të të vdekurve.
Talebanët kanë marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.























